Aktualitet

Gjykata lë në burg 3 protestuesit e Astirit, Balliu: Shteti duhet t’u kërkojnë falje

13 Tetor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg 3 protestuesit e Astirit, Balliu: Shteti duhet

Tiranë- Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj 3 protestuesve të Astirit të cilët u arrestuan 3 ditë më parë. Të arrestuar janë Ilir Katiraj, Skënder Doda dhe Gramoz Shehu, të cilët u arrestuar pasi kundërshtojnë prishjen e banesave në këtë zonë.

Në lidhje me këtë proces sot, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu para seancës  deklaroi se personave të arrestuar duhet t’u kërkohet falje nga shteti.

“Unë prej që t’ju kërkojnë ndjesë këtyre personave. Kauza e tyre janë banesat ku jetojnë. Nuk e di se çfarë vendimi do të merret sot.”,  shprehet ish-deputeti Klevis Balliu.  Në mbështetje të të arrestuarve para gjykatës ishin edhe familjarët e tyre.

Theksojmë se ka hyrë në fuqi  Kodit të ri Penal, i cili ka ashpërsuar ligjin, dhe bllokimi i rrugëve, sipas këtyre ndryshimeve, rrezikon 3 vite burg për çdo person.

Banorët e Unazës së Re, kundërshtojnë këtë projekt rruge pasi sipas tyre është korruptiv dhe iu shemb gjithë banesat e tyre. Ata shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë që ky projekt të realizohet. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, ku ish-deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Braimllari, kanë bërë thirrje që protestuesit të lirohen

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen protestuesit e unazës së re protesta te unaza e re protestuesit e unazës së re para gjykatës arrestohen protestuesit e unazës së re protesta te unaza e re protestuesit e unazës së re para gjykatës

Sondazh

Poll