Aktualitet

Gazeta britanike “shuplakë” qeverisë: Asnjë vend s’ka prodhuar aq shumë kanabis sa Shqipëria

13 Tetor 2019, 06:24 Nga DOSJA
Gazeta britanike “shuplakë” qeverisë: Asnjë vend

TIRANË- Gazeta britanike “Express” bën me dije se oferta e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat me Shqipërinë është anuluar. Gazetari Matt Drake, autor i këtij artikulli ka shfaqur qëndrimet e tij kritike ndaj BE, ku shkruan se shtetet anëtare të Unionit po pengojnë bisedimet për pranimin e Shqipërisë.

“Në qershor Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun. Por vendet e BE-së, veçanërisht Franca po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësimin. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit me korrupsionin dhe krimin e organizuar“, thekson Drake në shkrimin e tij.

Gjithashtu ai ka cituar edhe “Financial Times”, e cila në 2017 shprehjes se asnjë vend evropian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se sa Shqipëria. Kjo gazetë shkruante se ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare.

Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”, shkruhet në artikull.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazeta britanike negociatat me shqiperine edi rama gazeta britanike negociatat me shqiperine

Sondazh

Poll