Aktualitet

Përfundon Maratona e Tiranës/ Dominojnë sportistët kenianë, Luiza Gega thyen rekordin e radhës

13 Tetor 2019, 06:11 Nga DOSJA
Përfundon Maratona e Tiranës/ Dominojnë sportistët

Tiranë- Sot në Tiranë u zhvillua maratona, ku morën pjesë vrapues nga shumë shtete të botës. Në këtë maratonë u bënë pjesë mbi 2500 vrapues. 

Edhe këtë herë edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës u dominua nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës me gjatësi 21, 0975 km. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K me kohën 00:33:42, e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

 

 

Gara u zhvillua në kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Intinerarët e rinj janë të çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF.

Në maratonën e sotme nuk mungoi edhe një protestë nga ana e të rinjve të Tiranës. Shumë të rinj me pankarta në duar i kërkuan Erion Veliajt ujë për banesat e tyre në Tiranë.  “Duam ujë”, “Vrapo për ujë” ishin thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i rrugeve ne tirane maratona në tiranë bllokimi i rrugeve ne tirane maratona në tiranë

Sondazh

Poll