Sport

Roma gjobitet me 5 milionë euro nga UEFA për shkeljen e “Fair Play”-it Financiar...

Verdhekuqtë nuk arritën të grumbullonte 24 milionë eurot e kërkuara, të cilat klubi duhej t’i deklaronte deri më 30 qershor.

4 Korrik 2023, 18:38 Nga DOSJA
Roma gjobitet me 5 milionë euro nga UEFA për shkeljen e “Fair

ITALI - Kështu raporton gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”. Sipas informacioneve, “ujqërit” nuk arritën të përmbushin kërkesat e selisë europiane lidhur me fitimet kapitale.

UEFA ka rregulla strikte, por Roma nuk arriti të grumbullonte 24 milionë eurot e kërkuara, të cilat klubi duhej t’i realizonte deri më 30 qershor.

Kjo do të thotë se ata fituan më pak para gjatë fushatës sesa shpenzuan, gjë që është në kundërshtim me rregullat e “Fair Play” Financiar të UEFA-s.

Për këtë arsye, klubi do të duhet të paguajë një gjobë prej 5 milionë eurosh. Sanksioni nuk do të dëmtojë politikën e transferimeve të klubit në verë, pasi skuadra synon të shesë disa lojtarë më tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll