Sport

Barcelona/ Presidenti Laporta ka një koment për kontratën e re të trajnerit Xavi…

Prioriteti për Barçën për momentin është formimi i skuadrës dhe më pas do të vijë koha për negociata për kontratën.

4 Korrik 2023, 18:22 Nga DOSJA
Barcelona/ Presidenti Laporta ka një koment për kontratën e re

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, triumfoi me dy trofe në sezonin e tij të parë të plotë në krye të katalanasve, titullin e La Ligës dhe Superkupën e Spanjës.

Duket se trajneri i ri po fillon gradualisht të gjejë ritmin e duhur për të ndërtuar një skuadër me klas dhe solide.

Kontrata e Xavi me gjigantët spanjolë zgjat deri në verën e vitit 2024 dhe presidenti i klubit Joan Laporta ka dhënë mendimin e tij për një marrëveshje të re mes dy palëve.

“Tani prioritet është të ndërtojmë skuadrën, ta përmirësojmë sa më shumë dhe kur të kemi atë moment qetësie, do të merremi me kontratën e tij”,- ka deklaruar Laporta.

“Ai është një trajner që i kupton në mënyrë të përsosur rrethanat e klubit, përveçse është një strateg i shkëlqyer. Nuk do të ketë asnjë problem në këtë drejtim”,- shtoi presidenti i Barçës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll