Aktualitet

U shkarkua nga vetingu 2 vjet më parë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Gjyqtarja Xhelili u përball me probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, për të cilat ajo dha shpjegime. Ndërkohë, Xhelili u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. 

3 Korrik 2023, 22:02 Nga k.m.
U shkarkua nga vetingu 2 vjet më parë, KPA rikthen në detyrë
Gentiana Xhelili

TIRANË- Gjyqatarja e Vlorës, Gentiana Xhelili është rikonfirmuar nga detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimeve. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë kanë rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili të shkarkuar nga vettingu 2 vite më parë. Gjyqtarja Xhelili u përball me probleme me pasurinë dhe profesionalizmin, për të cilat ajo dha shpjegime. Ndërkohë, Xhelili u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Gentiana Xhelili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Sarandës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 03.07.2023, në Tiranë.

gentiana xhelili

Sondazh

Poll