Aktualitet

"Gjithë shqiptarët janë me ty..."/ Manjola Nallbani këndon për presidentin Bill Clinton, përlotet Linda Rama

Bill Clinton hyri nga dera e pasme e kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

3 Korrik 2023, 19:14 Nga k.m.
"Gjithë shqiptarët janë me ty..."/ Manjola Nallbani
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Presidenti amerikan Bill Clinton u prit me një ceremoni shtetërore të mbajtur përpara Kryeministrisë. Clinton hyri nga dera e pasme e kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Pas nderuan himnin kombëtar të dy vendeve, ata u afruan pranë të pranishmëve ku Clinton shtrëngoi duart me ish presidentët Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisu. Më pas, pasi u pozicionuan, një këngë u interpretua edhe nga artistja Manjola Nallbani, tingujt e të cilës përlotën zonjë e kryeministrit, Linda Ramën.

bill clinton ne tirane bill clinton

Sondazh

Poll