Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ “Jeep-i” del nga rruga, plagoset e moshuara, nipi dhe mbesa e saj

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Kamenicë të Korçës, ku 52-vjeçarja e identifikuar me inicialet H. K., ka humbur kontrollin e mjetit "Jeep" dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

3 Korrik 2023, 20:40 Nga k.m.
Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ “Jeep-i” del
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, ku për pasojë ka mbetur e plagosur e moshuara së bashku me mbesën dhe nipin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Kamenicë të Korçës, ku 52-vjeçarja e identifikuar me inicialet H. K., ka humbur kontrollin e mjetit "Jeep" dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Prej aksidentit, janë dëmtuar lehtë gjyshja dhe dy të miturit, pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.

Sipas policisë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

korce

Sondazh

Poll