Aktualitet

U shkarkua nga vetingu 2 vjet më parë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Vlorës

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Vlorës u shkarkua 2 vjet më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

3 Korrik 2023, 21:12 Nga A.B
U shkarkua nga vetingu 2 vjet më parë, KPA rikthen në detyrë
Trupi gjykues

TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë kanë rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili të shkarkuar nga vetingu. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Vlorës u shkarkua 2 vjet më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA.

gentiana xhelili

Sondazh

Poll