Aktualitet

Prej 18 ditësh në spital/ Humb jetën 6-vjeçarja Leila Kurti, u aksidentua teksa vinin për dasmë në Shqipëri

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

3 Korrik 2023, 19:42 Nga a.l
Prej 18 ditësh në spital/ Humb jetën 6-vjeçarja Leila
Leila Kurti

ITALI-  Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo qëndroi prej 14 Qershorit të shkuar në spital, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja.

Sipas mediave fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

leila kurti

Sondazh

Poll