Aktualitet

Aksident në afërsi të Teg-ut, mjeti përplaset me motorin, lëndohen dy vëllezër

Këta dy persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

3 Korrik 2023, 21:25 Nga A.B
Aksident në afërsi të Teg-ut, mjeti përplaset me motorin,
Ambulance

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Teg-ut. Policia bën të ditur se mjeti me drejtues personin me inicialet F.H është përplasur me motorin që drejtohej nga personi me inicialet K.J. Për pasojë është lënduar ky i fundit së bashku me vëllain e tij 18-vjeçar. Këta dy persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll