Sport

VIDEO/ Al Nassr e plasi‘bombën’ dhe të gjithë u kënaqën: Interi mori paratë, ndërsa Brozovic bëhet shok skuadre me Ronaldon

Al Nassr ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Marcelo Brozovic, me klubin saudit që ofron gati 100 milionë euro për kroatin në një kontratë trevjeçare dhe 18 milionë euro për Interin.

3 Korrik 2023, 21:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Al Nassr e plasi‘bombën’ dhe të gjithë u

ARABIA SAUDITE - Seria e Marcelo Brozovic përfundoi me një rezultat pozitiv për Al Nassr, Interin dhe vetë lojtarin kroat, pasi tymi i bardhë që të gjithë prisnin doli pasditen e së hënës.

Kjo u bë përmes njoftimit të Al Nassr, ku klubi i Arabisë Saudite e bëri të vetin mesfushorin kroat, duke i ofruar atij një shumë afër 100 milionë euro deri në verën e vitit 2026 dhe ‘zikaltrit’ vendosin 18 milionë në arkat e tyre.

"Mos u shqetëso, unë jam këtu. Unë zgjedh Al Nassr", ishin fjalët e para të Brozovic në një video të postuar nga Al Nassr, me kroatin me përvojë, duke u bërë kështu shok skuadre me Cristiano Ronaldon.

VIDEO/ Al Nassr e plasi‘bombën’ dhe të gjithë u

Duhet ditur se Marcelo Brozovic ka qenë lojtar i Interit në 8.5 vitet e fundit dhe gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në 330 ndeshje me fanelën e ‘zikaltrëve’, duke shënuar 31 gola dhe duke fituar 5 tituj (1 ligë, 2 kupa, 2 Superkupa italiane) me interistët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll