Sport

VIDEO/ Nis jeta e re e një ‘sheiku’! Steven Gerrard prezantohet te skuadra saudite

Steven Gerrard (43 vjeç) ka gjetur ekipin e tij pas largimit nga Aston Villa.

3 Korrik 2023, 18:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis jeta e re e një ‘sheiku’! Steven Gerrard prezantohet

ANGLI - Ish-legjendës së Liverpoolit i ka përfunduar kontrata në tetor 2022 pas ndarjes me Aston Villa, ku kaloi një vit. Skuadra elitare, Al-Ettifaq, në futbollin e Arabisë Saudite ka njoftuar zyrtarisht emërimin e anglezit si trajner. 

Steven Gerrard u prezantua me një klip të redaktuar posaçërisht, i cili shfaqte qytetin e Liverpool-it dhe imazhe të paharrueshme nga karriera e tij si lojtar. Më vonë ata prezantuan edhe imazhet e Gerrard-it si trajner dhe më në fund konfirmuan emërimin e tij. 

“Këtu është burimi i legjendave. Jemi të lumtur të njoftojmë emërimin e Gerrard si trajner i Al-Ettifaq”, thuhet në deklaratë. 

Al Ettifaq e mbylli sezonin në vendin e shtatë në tabelë me 37 pikë, 33 larg liderit Al-Ittihad. Deri më tani, Gerrard ka drejtuar skuadrat U18 dhe të rinj të Liverpool-it U19, si dhe Rangers dhe Aston Villa. Së bashku me skocezët, ai arriti të fitonte titullin. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll