Sport

Trajneri Ten Hag gjen mesfushorin që “i mungonte” te Manchester United…

I kualifikuar në UEFA Champions League, Manchester United dëshiron të forcojë skuadrën e tij me lojtarë cilësorë për sezonin e ardhshëm.

3 Korrik 2023, 17:54 Nga DOSJA

ANGLI - “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e marokenit Sofyan Amrabat. Mesfushori 26-vjeçar spikati në Botërorin e Katarit, duke qenë një lojtar kryesor i ekipit të tij, në turneun final. 

Përveç kësaj, marokeni arriti në finalen e Conference League, e humbur nga Fiorentina pas penalltive ndaj West Hamit. 

Trajneri Ten Hag gjen mesfushorin që “i mungonte” te Manchester
Marokeni Sofyan Amrabat

Botimi “La Nazione” njoftoi se italianët kanë kërkuar 26 milionë paundë për lojtarin, që ka vetëm një vit kontratë me skuadrën e Serisë A. 

Marokeni Sofyan Amrabat ka performuar nën komandën e Erik ten Hag edhe në periudhën 2015-2017, te skuadra holandeze FC Utrecht, kur mesfushori bëri hapin te seniorët. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll