Bota

Vdes në moshën 100-vjeçare komandoja i fundit i mbijetuar e Normandisë D-Day

I lindur në vitin 1922 në Rennes, Leon Gautier iu bashkua Londrës dhe gjeneralit de Gaulle në korrik 1940 përpara se të shkonte për të luftuar në Kamerun, Kongo, Siri, Liban, përpara zbarkimit të 6 qershorit.

3 Korrik 2023, 16:11 Nga a.l
Vdes në moshën 100-vjeçare komandoja i fundit i mbijetuar e
Leon Gautier

Leon Gautier, i mbijetuari i fundit i 177 francezëve që zbarkuan më 6 qershor 1944 në Normandi ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare. Gautier ishte anëtari i fundit i komandos Kieffer, një batalion prej 177 pushkësh detarë që kishin zbritur në bregun e Normandisë. Ai humbi jetën në orën 7:40 të mëngjesit në një spital në Caen. 

I lindur në vitin 1922 në Rennes, Leon Gautier iu bashkua Londrës dhe gjeneralit de Gaulle në korrik 1940 përpara se të shkonte për të luftuar në Kamerun, Kongo, Siri, Liban, përpara zbarkimit të 6 qershorit. 

Gjëja më e keqe që mund të shihni është një luftë. Sepse vrasim njerëz përballë që nuk kanë bërë asgjë, që kanë familje, fëmijë. E gjithë kjo për të arritur çfarë? “, tha Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit, i veshur me kostum dhe kravatë në karrigen e tij me rrota gjatë një ceremonie për ditëlindjen e tij të 100-të më 27 tetor 2022. 

Ai ishte në një nga luftanijet e fundit franceze që lundroi për në Britani për t’u bashkuar me Forcat e Lira Franceze të gjeneralit Charles de Gaulle ndërsa gjermanët përparuan në gjysmën veriore të territorit francez në 1940. Dekada më vonë ai ende luftonte me kujtimet e dhunës së luftës.

leon gautier

Sondazh

Poll