Bota

Aktivisti dogji Kuranin në Suedi/ Papa Françesku dënon aktin: Jam i neveritur!

Ky veprim, i cili erdhi në një kohë kur Suedia ishte afër anëtarësimit në NATO me 'miratimin' e Turqisë, përshkallëzoi tensionin, ndërsa SHBA-ja e cilësoi protestën si mosrespektuese dhe ofenduese.

3 Korrik 2023, 15:53 Nga a.l
Aktivisti dogji Kuranin në Suedi/ Papa Françesku dënon aktin:
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku, udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, dënoi aktin e djegies së Kuranit në Suedi. Papa tha se ishte "i zemëruar dhe i neveritur" nga veprimi, ndërsa shtoi se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si mjet për të përçmuar të tjerët. 

"Çdo libër që konsiderohet i shenjtë dhe ata që besojnë në këtë libër duhet të respektohen. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si mjet për të përçmuar të tjerët", tha ai. 

Një aktivist, i cili mori leje nga policia suedeze dhe gjykata lokale, mbajti një demonstratë duke djegur Kur'anin pranë një xhamie në kryeqytetin Stokholm javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja. 

Ky veprim, i cili erdhi në një kohë kur Suedia ishte afër anëtarësimit në NATO me 'miratimin' e Turqisë, përshkallëzoi tensionin, ndërsa SHBA-ja e cilësoi protestën si mosrespektuese dhe ofenduese.

papa françesku

Sondazh

Poll