Bota

LUFTA/ E pranon politikani rus: 700,000 fëmijë u shpërngulën nga zonat e konfliktit të Ukrainës në Rusi

Ukraina ka kundërshtuar vazhdimisht pretendimet ruse se fëmijët po zhvendosen për mbrojtjen e tyre, me Kievin që akuzon Kremlinin për largimin me forcë dhe të paligjshme të të miturve nga shtëpitë e tyre.

3 Korrik 2023, 13:39 Nga a.l
LUFTA/ E pranon politikani rus: 700,000 fëmijë u shpërngulën
Grigory Karasin

RUSI- Një politikan i lartë rus ka thënë se Moska ka sjellë rreth 700,000 fëmijë nga zonat e konfliktit në Ukrainë në territorin rus. Kreu i komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës, Grigory Karasin e bëri deklaratën në kanalin e tij Telegram. 

“Në vitet e fundit, 700,000 fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe granatimet nga zonat e konfliktit në Ukrainë”, shkroi Karasin.

Ukraina ka kundërshtuar vazhdimisht pretendimet ruse se fëmijët po zhvendosen për mbrojtjen e tyre, me Kievin që akuzon Kremlinin për largimin me forcë dhe të paligjshme të të miturve nga shtëpitë e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

“Dihet mirë se Rusia, ndryshe nga një numër vendesh evropiane, i ka trajtuar gjithmonë fëmijët me kujdes dhe ngrohtësi,” tha zoti Karasin.

Deputeti i lartë tha gjithashtu se Moska kohët e fundit kishte ngritur një komision parlamentar për të hetuar krimet e Kievit kundër të miturve, me takimin e parë që u zhvillua më 30 qershor. 

grigory karasin

Sondazh

Poll