Bota

Zhvillimet në Veri, Abdixhiku nis takimet të mërkurën për daljen nga kriza

Abdixhiku ka thënë se kjo ide është përkrahur dhe se është momenti i duhur për këto takime, ku do të dalin me propozime për tejkalimin e krizës. 

3 Korrik 2023, 12:24 Nga a.l

 

Zhvillimet në Veri, Abdixhiku nis takimet të mërkurën
Lumir Abdixhiku

 

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ditën e mërkurë do të nis takimet me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile e të tjerë,  ku do të diskutohet për politikat e Qeverisë Kurti me aleatët historik të saj.

Abdixhiku ka thënë se kjo ide është përkrahur dhe se është momenti i duhur për këto takime, ku do të dalin me propozime për tejkalimin e krizës. 

“Javën e shkuar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj – dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë. Kam ftuar në angazhim mbipartiak e përtej partiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës. Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur”, tha ai. 

Kreu i LDK-së, thotë se takimet do të nisin ditën e mërkurë. 

tensione në veri të kosovës lumir abdixhiku

Sondazh

Poll