Bota

'Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës'/ Lajçak: Situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se po punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e ardhshëm për zgjidhjen e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës.

3 Korrik 2023, 13:14 Nga a.l
'Jemi në kontakt me partnerët ndërkombëtarë
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se po punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e ardhshëm për zgjidhjen e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Në një postim në rrjete sociale, Lajçak shkruan se pavarësisht përpjekjeve situata mbetet e brishtë. 

“Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë. I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës”, ka shkruar ai. 

Bashkimi Europian javën e kaluar paralajmëroi se do të njoftojë për masat ndëshkuese të përgatitura ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman. Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. 

miroslav lajcak

Sondazh

Poll