Bota

Djegia e Kuranit në Suedi! Reagon Papa Françesku: Jam i indinjuar

3 Korrik 2023, 11:38 Nga f.i
Djegia e  Kuranit në Suedi! Reagon Papa Françesku: Jam i indinjuar
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku ka reaguar së fundmi në lidhje me djegien e Kuranit në Suedi. Mediat e huaja raportojnë se Papa pohoi se ndihet "i indinjuar" nga incidenti.

"Unë jam i indinjuar nga veprime të tilla. Çdo libër që konsiderohet i shenjtë nga populli i tij duhet të respektohet nga respekti për ata që besojnë në të. Liria e shprehjes nuk duhet të përdoret kurrë si justifikim për të ofenduar të tjerët",- tha Papa.

Djegia e Kuranit në ditën e Kurban Bajramit ishte incidenti i parë i kësaj natyre në Stokholm në muajt e fundit. Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt. Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit. Incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak. 

papa françesku djegia e kuranit ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 09:28 f.i

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

foto ilustruese KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt&rdq...