Bota

Sanksionet ndaj Kosovës/ Kurti: Masat janë të përkohshme! Jam në kontakt të përditshëm me BE-në

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës ka thënë se disa masa kanë filluar të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave. Kurti deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian.

3 Korrik 2023, 10:54 Nga f.i
Sanksionet ndaj Kosovës/ Kurti: Masat janë të përkohshme!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur sërish të padrejta masat e marra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kurti ka theksuar se masat janë të përkohshme dhe se  është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë e BE-së.

Ndër të tjera kryeministri i Kosovës ka thënë se disa masa kanë filluar të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave. Kurti deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian.

"Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe javën zbatuar disa prej tyre. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë. Deri më sot janë identifikuar 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-t policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do t’i shpallni do të bënim shkelje dhe dëm. Me BE jam në kontakt të përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi,"-tha Kurti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 09:28 f.i

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

foto ilustruese KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt&rdq...

Bota 3 Korrik 2023, 09:24 f.i

Italia pioniere në riciklimin e modës

foto ilustruese ITALI- Kimikatet në industrinë e tekstileve janë problem i madh për mjedisin, prandaj në Prato të Italis...