Bota

Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut/ Kurti: Ka shumë kriminelë, kemi identifikuar 45 prej tyre

Kryeministri shtoi se paqja dhe siguria nuk duhet të bëhen në kurriz të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. 

3 Korrik 2023, 12:15 Nga a.l
Shpërthimi në Mitrovicën e Veriut/ Kurti: Ka shumë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur shpërthimin e sotëm në veri të Mitrovicës. VGjatë përurimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, Kurti tha se deri më sot janë identifikuar 45 persona, që kanë marrë pjesë në sulme në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, e që kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm. 

“Ju e patë më 23 qershor çfarë armatimi u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat e Serbisë, dhe që po del tash paska qenë i udhëheqësit Paviqeviq të Brigadës Veriore e cila u shpallë organizatë terroriste. Janë këta dhjetëra kriminelë të spikatur, dhe 45 prej të cilëve janë identifikuar saktë nga organet tona të sigurisë dhe kjo nuk do të thotë që nuk ka më shumë, por minimumi është 45, e as çereku i tyre nuk janë në burg për këtë arsye e kemi këtë situatë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se paqja dhe siguria nuk duhet të bëhen në kurriz të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. 

“Qytetarët serb janë më të frikësuarit nga këta kriminelë, të cilët na dërgojnë informacion mbështetës e përkrahës çdo herë kur vepron ligji sepse ata e dinë që Policia e Kosovës, është profesionale . Ata na njoftojnë me mesazhe që nuk frikësohen nga Policia e Kosovës, por nga trysnisë, shantazhit, zullumit, kërcënimeve të këtyre kriminalëve të organizatave që u shpallën terroriste”, tha Kurti.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pak pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll