Bota

TRAGJEDIA e 'Titan'! Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Kompania ka shpallur dy data për misionin e ardhshëm, 12-20 qershor dhe 21-29 qershor 2024.

3 Korrik 2023, 09:56 Nga f.i
TRAGJEDIA e 'Titan'! Kompania “OceanGate” ofron ende
nëndetësja Titan

SHBA- Kanë kaluar vetëm dhjetë ditë që kur Roja Bregdetare e SHBA njoftoi se nëndetësja 'Titan' kishte shpërthyer, duke vrarë të pesë persona në bord, të cilët ishin në rrugë për të parë anijen e mbytur Titaniku. Megjithatë përpos tragjedisë, kompania që operoi anijen 'OceanGate', ende po reklamon udhëtimet në anijen e mbytur Titanik në faqen e saj të internetit, raportojnë mediat e huaja.

Në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera. Kompania ka shpallur dy data për misionin e ardhshëm, 12-20 qershor dhe 21-29 qershor 2024.

“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona. Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“,- thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

anija titan zhduket nendetesja

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 09:28 f.i

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

foto ilustruese KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt&rdq...

Bota 3 Korrik 2023, 09:24 f.i

Italia pioniere në riciklimin e modës

foto ilustruese ITALI- Kimikatet në industrinë e tekstileve janë problem i madh për mjedisin, prandaj në Prato të Italis...

Bota 3 Korrik 2023, 08:45 k.m.

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Foto ilustruese Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi M...

Bota 3 Korrik 2023, 08:20 k.m.

Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Foto ilustruese Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...