Bota

"Lidhje vëllazërore", Putin: Rusia dhe Bjellorusia, së bashku kundër kërcënimeve të jashtme

Në mesazhin e tij, lideri rus tha se ishte i bindur se duke ndërtuar lidhje dypalëshe dhe duke forcuar institucionet e Shtetit të Unionit, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë në gjendje të kapërcejnë çdo vështirësi dhe të mbrojnë interesat e tyre legjitime në skenën ndërkombëtare.

3 Korrik 2023, 10:13 Nga f.i
"Lidhje vëllazërore", Putin: Rusia dhe Bjellorusia, së
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Në Ditën e Pavarësisë së së Bjellorusisë, presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi urime homologut të tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Mediat e huaja shkruajnë se Putin në mesazhin e tij ka shprehur se dy vendet përballen së bashku me kërcënimet dhe sfidat e jashtme mjaft serioze.

“Lidhjet e miqësisë vëllazërore dhe të mbështetjes reciproke të zbutura në vitet e vështira të luftës mbeten një bazë e besueshme për marrëdhëniet aleate ruso-bjelloruse. Kjo konfirmohet plotësisht sot kur vendet tona përballen së bashku me kërcënimet dhe sfidat e jashtme mjaft serioze. Kjo festë ka rëndësinë e saj jo vetëm për bjellorusët, por edhe për rusët, sepse është e lidhur me një ngjarje mjaft të jashtëzakonshme në historinë e përbashkët të të dy shteteve: çlirimin e Minskut nga pushtuesit gjermano-fashistë”, tha Putin në mesazhin  e tij.

Gjithashtu në mesazhin e tij, lideri rus tha se ishte i bindur se duke ndërtuar lidhje dypalëshe dhe duke forcuar institucionet e Shtetit të Unionit, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë në gjendje të kapërcejnë çdo vështirësi dhe të mbrojnë interesat e tyre legjitime në skenën ndërkombëtare.

bjellorusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 09:28 f.i

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

foto ilustruese KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt&rdq...

Bota 3 Korrik 2023, 09:24 f.i

Italia pioniere në riciklimin e modës

foto ilustruese ITALI- Kimikatet në industrinë e tekstileve janë problem i madh për mjedisin, prandaj në Prato të Italis...

Bota 3 Korrik 2023, 08:45 k.m.

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Foto ilustruese Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi M...

Bota 3 Korrik 2023, 08:20 k.m.

Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Foto ilustruese Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...