Bota

Lufta në Ukrainë/ Wagner i mori shtetit 17.5 miliardë euro, 100 punonjës janë larguar nga uzina e Zaporizhzhia

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se ekziston një rrezik serioz, që Rusia mund të shkaktojë një shpërthim të kontrolluar në termocentralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia.

3 Korrik 2023, 09:36 Nga m.s
Lufta në Ukrainë/ Wagner i mori shtetit 17.5 miliardë euro, 100
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Lufta në Ukrainë ka shkur në ditën e 495-të, raporton "TG COM24". Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se ekziston një rrezik serioz, që Rusia mund të shkaktojë një shpërthim të kontrolluar në termocentralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia.

"Ekziston një rrezik serioz që Rusia mund të shkaktojë një shpërthim të kontrolluar në termocentralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia, potencialisht i aftë për të lëshuar rrezatim".  

Sipas mediave ruse, grupi Wagner i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin mori më shumë se 17.5 miliardë nga shteti rus.

Senatori rus: 700.000 fëmijë të marrë nga Ukraina

Rusia "gjatë viteve të fundit" ka transferuar 700.000 fëmijë nga zonat e konfliktit në Ukrainë në territorin rus. Këtë e ka bërë të ditur kreu i komitetit ndërkombëtar të Këshillit të Federatës, dhoma e lartë e parlamentit rus, Grigory Karasin. 

"Në vitet e fundit, 700.000 fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga granatimet e zonave të konfliktit në Ukrainë," tha Karasin në kanalin e tij Telegram.

Kiev: 100 punonjës janë larguar nga uzina e Zaporizhzhia

Rreth 100 punonjës të monopolit bërthamor rus Rosatom janë larguar nga centrali bërthamor ukrainas i Zaporizhzhia, në qytetin Energodar, aktualisht i pushtuar nga rusët. Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit, Dmytro Orlov, në një koment për Radio Ukraine.

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 09:28 f.i

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

foto ilustruese KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt&rdq...

Bota 3 Korrik 2023, 09:24 f.i

Italia pioniere në riciklimin e modës

foto ilustruese ITALI- Kimikatet në industrinë e tekstileve janë problem i madh për mjedisin, prandaj në Prato të Italis...

Bota 3 Korrik 2023, 08:45 k.m.

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Foto ilustruese Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi M...

Bota 3 Korrik 2023, 08:20 k.m.

Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Foto ilustruese Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...