Sport

“Fëmija i artë” i Lyon, nën shënjestrën e milionerëve europian të PSG dhe Man.City

Bradley Barkola, djaloshi i artë i Lyon-it ka pëlqimin masimal të Luis Enrique që e dëshiron në Paris Saint-Germain, ndërsa është në shënjestrën edhe të Pep Guardiolës edhe te City.

2 Korrik 2023, 13:56 Nga DOSJA
“Fëmija i artë” i Lyon, nën shënjestrën e

FRANCE - Sipas një raporti të RMC Sport, Paris Saint-Germain dhe Manchester City po shqyrtojnë mundësinë e blerjes së Bradley Barcola. Mesfushori 20-vjeçar ra në sy të disa klubeve në mbarë botën me paraqitjet e tij në gjysmën e dytë të sezonit për Lyon. Në total sezonin e kaluar ai pati 35 ndeshje me 7 gola dhe 10 asistime.

Ai është produkt i akademisë së Lionit dhe po ndiqet nga klubi parizian, ndërsa publikimi thekson se Luis Enrique ka dhënë “dritën jeshile” për blerjen e tij. Pluset e lojtarit janë se ai mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese.

Në fakt, i riu shënoi golin e fitores në fitoren 1-0 të Lionit ndaj Parisit në prill. Pavarësisht interesimit nga disa klube, shitja nuk është prioritet për Lyon, i cili dëshiron ta shohë lojtarin të vazhdojë në klub, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll