Sport

Ibañez bën zbulimin se Mourinho është ‘bipolar’: “Një ditë ai qesh, të nesërmen nuk mund t’i thuash as ditën e mirë”

Qendërmbrojtësi brazilian garanton se është “sensacionale” të punosh me portugezin

2 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA
Ibañez bën zbulimin se Mourinho është

BRAZIL - Te Roma që nga viti 2021, Roger Ibañez këtë të premte, në një bisedë me radion braziliane Rede Atlantida, dha konsiderata kurioze për José Mourinhon, trajnerin që e ka komanduar në formacionin italian pikërisht që kur mbërriti në klub.

"Është e veçantë të jesh me të çdo ditë. Është qesharake, sepse ai është një ‘bipolar’ i lindur. Në kuptimin që, një ditë ai qesh me ty dhe tjetrën nuk mund t'i urosh as ditën e mirë. Është super normale. Fiton dy ndeshje radhazi dhe ai të përqafon, të tregon histori”, ka treguar qendërmbrojtësi brazilian. 

Tani, duke folur pikërisht për temat braziliane, Ibañez supozon se Mourinho do të ishte një zgjedhje e mirë për ‘kanarinat’: "Ai do të integrohej lehtësisht, por vetëm ai e di të ardhmen e tij".

Sa i përket të qenit kampion i Italisë, mbrojtësi nuk ka dyshime: "Është ëndrra e tifozëve. Roma është një klub gjigant, ndaj ne tashmë e dimë që kemi presionin e tifozëve, sepse ata janë shumë të pasionuar. Kjo është normale. E rëndësishme është të bëjmë më të mirën dhe të fitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll