Sport

Jorge Jesus është trajneri i ri i Al Hilal, rikthehet në Riad pas pesë vitesh!…

Portugezi rikthehet në kampionatin saudit, sërish për të drejtuar ish-skuadrën e tij pas pesë sezonesh

2 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA

Jorge Jesus është trajneri i ri i Al Hilal, rikthehet në Riad pas

ARABIA SAUDITE - Askush nuk e priste këtë. Jorge Jesus është kthyer në Arabinë Saudite, por për të marrë drejtimin e Al Hilal dhe jo ekipin kombëtar saudit, siç u përfol ditë më parë. 

Njoftimi është bërë pak minuta më parë nga stema e Arabisë Saudite në rrjetet sociale, në një publikim ku trajneri 68-vjeçar portugez bën njoftimin e rikthimit të tij në futbollin saudit.

"Koha kalon dhe jeta rinovohet. Historia shkruhet. Kujtime dhe një e ardhme ende për t'u treguar. Historia ka kapituj të pafund. Jorge Jesus kthehet në Al Hilal",- tha tekniku, i cili sezonin e kaluar komandonte Fenerbahçen në Turqi.

Jorge Jesus Jezusi, më pare ka komanduar stemën e Riadit, pasi kishte fituar një Superkupë të Arabisë Saudite në atë kohë, në vitin 2018. Në vendin arab janë edhe dy trajnerë portugezë: Nuno Espírito Santo (Al Ittihad) dhe Luís Castro (Al Nassr) dhe disa futbollistë, ku spikat Cristiano Ronaldo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll