Sport

“Ai u bë idiot i dobishëm i një diktature!” Shkrimtari portugez sulmon ashpër dhe nuk kursen as Cristiano Ronaldon...

'Sulmet’ e Enrique Raposo goditën edhe Cristiano Ronaldon, me shkrimtarin portugez që kritikon implikimet e lëvizjes së CR7 në Al Nasr dhe Arabinë Saudite.

2 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA
“Ai u bë idiot i dobishëm i një diktature!”

PORTUGALI - Zhurma e transferimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr të Arabisë Saudite, ende kumbon në futbollin botëror, me zgjedhjen specifike të legjendës portugeze që ka hapur një debat për shumë njerëz.

Mes tyre është edhe bashkatdhetari i tij, Enrique Raposo, i cili, megjithatë, sulmoi ashpër dhe ‘goditi’ edhe drejt Cristianos. Raposo është një shkrimtar 42-vjeçar, i njohur në Portugali, i diplomuar në Histori dhe në Shkenca Politike. 

Rubrikat e tij transmetohen në mediat e vendit dhe shpesh në radio. Kështu bëri edhe në këtë rast, duke komentuar regjimin problematik të Arabisë Saudite, por edhe sesi Ronaldo, duke u transferuar në një ekip të një vendi të tillë, u hapi rrugën futbollistëve të tjerë.
“Problemi nisi me Ronaldon, i cili u bë një idiot i dobishëm i një diktature, një nga më të këqijtë në botë dhe u hapi dyert lojtarëve të tjerë që të jenë gjithashtu idiotë të dobishëm të së njëjtës diktaturë, që po përpiqet të legjitimojë vetveten, - tha fillimisht shkrimtari.

“Është një njeri, Mohammed bin Salman, i cili po e bën Arabinë Saudite një lloj diktature evropiane, me një shtet të centralizuar dhe diktatorial. Në këmbim, ai u dha disa të drejta grave dhe mund t'i heqë ato pas disa vitesh nëse do.

Është pak e trishtueshme të shohësh futbollistë që janë yje, simbole dhe modele për fëmijët tanë, jo vetëm në Europë, por edhe në mbarë botën, të kthehen në idiotë të dobishëm të një diktature.
Kemi lojtarë që fitojnë 5, 6, 7, 10 milionë euro neto dhe marrin një ofertë 50, 60 apo 70. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të rinjtë europianë që janë në dëshpërim”,- shtoi Enrique Raposo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll