Sport

Nigeriani Victor Osimhen, i dërgon një mesazh të fortë dashurie Napolit... shikojeni!

Pavarësisht zërave të shumtë për largim, veçanërisht te PSG, sulmuesi Osimhen vazhdon të shpallë dashurinë e tij për Napolin.

2 Korrik 2023, 10:00 Nga DOSJA

Nigeriani Victor Osimhen, i dërgon një mesazh të fortë

ITALI - Kjo është një nga atraksionet e këtij afati kalimtar veror. Eshtë fitues i Serie A me Napolin, Victor Osimhen, shënoi 26 gola në 32 ndeshje në ligë sezonin e kaluar, duke i dhënë atij edhe titullin e pakontestueshëm të golashënuesit më të mire të Serie A. 

Me pesë gola të tjerë në gjashtë ndeshje të Champions League, sulmuesi nigerian është një nga nëntët më të mirë në Evropë dhe profili i tij tepër tërheqës. 

Përballë dëshirave të skuadrave të mëdha, klubi napolitan ka vendosur një çmim monstruoz për sulmuesin e tij. PSG nuk e ka fshehur kurrë qëllimin e tyre për ta rekrutuar atë, por oferta pariziene nuk e bindi Aurelio De Laurentiis, presidentin e Napolit. 

Nigeriani Osimhen dëshiron të qëndrojë te Napoli dhe këtë e bën të ditur. Në llogarinë e tij në Instagram, ish-lojtari i Lille, tregon dashurinë për klubin duke u shfaqur me një fanelë të Napolit, versioni 86-87. 

Kjo nuk është tjetër veçse fanela e Scudettos së parë të klubit të fituar në të njëjtin vit. Pas shpinës së nigerianit, numri ‘10’ i Diego Maradona, ikona e klubit napolitan. Një shenjë e re dashurie kjo për Partenopei, dhe që redukton më tej mundësinë e një transferimi të tij në Paris. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victor Osimhen ( MFR ) (@victorosimhen9)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll