Sport

Arabët e Al Nassr nuk i ndahen Manchetser United, i rrëmbejnë një tjetër yll të skuadrës!

Shtypi anglez shkruan se 32-vjeçarin e pret një pagë rreth 300 mijë eurosh në javë nga klubi saudit. Bisedimet mes palëve po shkojnë mirë dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi si lojtari më i ri i Al-Nassr.

2 Korrik 2023, 13:51 Nga DOSJA
Arabët e Al Nassr nuk i ndahen Manchetser United, i rrëmbejnë

ANGLI - David De Gea i dha fund aventurës 12-vjeçare në “Old Trafford”. Portieri spanjoll fitoi 7 trofe me Manchester United.

Spanjollit i përfundoi kontrata dhe pritet të transferohet si lojtar i lirë në Arabinë Saudite. Tek ekipi Al-Nassr, duke u bashkuar përsëri me Cristiano Ronaldon.

Shtypi anglez shkruan se 32-vjeçarin e pret një pagë rreth 300 mijë eurosh në javë nga klubi saudit. Bisedimet mes palëve po shkojnë mirë dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi si lojtari më i ri i Al-Nassr.

De Gea, i cili ka veshur 45 herë fanellën e kombëtares së Spanjës, doli nga akademia e Atletico Madrid, duke shkëlqyer për dy sezone me skuadrën e parë.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” kanë piketuar Onanën e Interit si pasuesin e “gardianit” iberik. Dhe po ushtrojnë “presion” për blerjen e portierit kamerunas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll