Sport

Shakira apo Leo Messi? Konkurrencë e ashpër për të qenë “Mbreti” i Miamit...

Aktualisht Shakira në fushën e muzikës dhe Leo Messi në fushën e sportit, janë dy personat më të rëndësishëm në jetën sociale të Miamit…

1 Korrik 2023, 15:13 Nga DOSJA
Shakira apo Leo Messi? Konkurrencë e ashpër për të qenë

SHBA - Edhe pse kanë një karrierë të shkëlqyer në aspektin e tyre profesional, Shakira dhe Leo Messi janë në një moment të ëmbël. Artistja kolumbiane me temat e saj të fundit muzikore apo sulmuesi argjentinas pas nënshkrimit të tij me Interin, kanë parë që llogaritë e tyre janë rritur ndjeshëm dhe kanë një "luftë të vështirë" për të qenë “mbretërit” e Miamit.

Shakira…

Si fillim Shakira ka hedhur në treg 38 parfume me emrin e saj, të cilët i kanë dhënë përfitime të shumta. Por këto të ardhura shkojnë shumë përtej imazhit të tyre. Vlerësohet se ajo ka një pasuri prej 300 milionë dollarësh, që i ka arritur me këngët e saj, por edhe si biznesmene. Ajo gjithashtu ka investuar në markat e të brendshmeve, apo ushqimeve, ose ka dizajnuar koleksionin e saj të lodrave edukative të frymëzuara nga djali i saj Milan.  Por pjesa më e madhe e të ardhurave të saj vijnë nga pasuritë e paluajtshme, pasi ajo zotëron një rezidencë në Miami, dy shtëpi në Barcelonë, një fermë në Uruguaj dhe një ishull privat në Bahamas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Leo Messi…

Sipas “Forbes” dhe “Celebrity Net Worth”, pasuria e Lionel Messit shkon në 600 milionë: kontrata e tij me Barcelonën ishte 160 milionë dollarë si pagë. Sa i përket sponsorizimeve, është afërsisht nga 40 deri në 60 milionë dollarë në vit. Të ardhurat e tij vjetore janë më shumë se 200 milionë dollarë në vit dhe fitimet në të gjithë karrierën e tij përllogariten: 1.3 miliardë dollarë. Në të gjitha këto shifra ne duhet të përfshijmë tani edhe nënshkrimin e tij të fundit nga Inter Miami i MLS. Për momentin nuk ka një shifër zyrtare, por disa media pohojnë se paga e tij do të jetë 54.000.000 dollarë që do të marrë në çdo sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll