Bota

Masat e BE-së ndaj Kosovës/ Gazetari gjerman: Kjo është absurde! Asnjë sanksion ndaj liderëve serbë

Gazetari thekson se BE-ja po kërcënon me saknsione Kosovën, ndërsa ndaj Serbisë po tregohet më 'e butë'. 

1 Korrik 2023, 12:16 Nga a.l
Masat e BE-së ndaj Kosovës/ Gazetari gjerman: Kjo është
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

KOSOVË- Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens e ka quajtur absurd paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa ndëshkuese ndaj Kryeministrit Kurti. Në një postim në Twitter, Martens shprehet se asnjë masë nuk po merret ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të Republika Srpska Milorad Dodik. Gazetari thekson se BE-ja po kërcënon me sanksione Kosovën, ndërsa ndaj Serbisë po tregohet më 'e butë'. 

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiç dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më së buti. Por duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, shkruan ai. 


Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me masa kundër Kosovës për shkak të situatës në Veri. Por, Kryeministri Kurti duke reaguar ka thënë se BE-ja tek Kosova e gjen partnerin më të sinqertë e më të qëndrueshëm. 

michael martens

Sondazh

Poll