Bota

Panik gjatë udhëtimit për në Sidnei, pasagjerët përfundojnë në spital për shkak të turbulencave të forta

Shërbimet e urgjencës u thirrën në aeroportin e Sidneit dhe ishin në gatishmëri pasi avioni u ul pak para orës 20:00 të premten. 

1 Korrik 2023, 11:51 Nga a.l
Panik gjatë udhëtimit për në Sidnei, pasagjerët
Foto ilustruese

SIDENI- Tre persona u shtruan në spital pasi një fluturim nga Honolulu në Sydney të premten mbrëma u shoqërua me turbulenca të rënda. Fluturimi HA451 i Hawaiian Airlines, i cili mbante 163 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, hasi në erëra të forta, rreth pesë orë pas udhëtimit të tij në Sydney, shkruajnë mediat e huaja. 

"Shërbimi nga Honolulu në Sydney hasi në turbulenca të rënda të papritura. Katër pasagjerë dhe tre stjuardesa u trajtuan fillimisht nga një mjek në bord dhe anëtarët tanë të ekuipazhit, në konsultim me mjekët në terren," tha një zëdhënës i linjës ajrore për 7NEWS.com.au.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në aeroportin e Sidneit dhe ishin në gatishmëri pasi avioni u ul pak para orës 20:00 të premten. Linja ajrore tha se avioni do t'i nënshtrohej një inspektimi të plotë, duke ndikuar në kohën e nisjes së fluturimit HA452 nga Sydney në Honolulu. 

sideni

Sondazh

Poll