Bota

TRAGJEDI në Detin Baltik/ 7-vjeçari bie nga anija, nëna hidhet për ta shpëtuar, vdesin të dy

Autoritetet njoftojnë se fëmija ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash (65 këmbë).

1 Korrik 2023, 11:28 Nga a.l
TRAGJEDI në Detin Baltik/ 7-vjeçari bie nga anija, nëna hidhet
Anija

POLONI- Tragjedi në Detin Baltik! Një fëmijë 7-vjeçar që ra në det nga një traget pasagjerësh dhe nëna e tij, e cila u hodh në ujë për ta shpëtuar, kanë humbur jetën të dy. Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes. Autoritetet njoftojnë se fëmija ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash (65 këmbë).

Anija suedeze Stena Spirit mbante 310 pasagjerë dhe ishte në mes të udhëtimit për në Gdynia, Poloni nga Karlskrona, Suedi kur ndodhi tragjedia, thanë zyrtarët.

Anijet dhe helikopterët nga Suedia dhe njësitë e NATO-s në zonë ndihmuan në operacionin e shpëtimit.

deti baltik

Sondazh

Poll