Bota

Lëvizja Vetëvendosje: Lajçak po mban anë! Nuk po i trajton njësoj Kosovën dhe Serbinë

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po i trajton barabartë dy shtete që janë në proces të dialogut.

1 Korrik 2023, 11:03 Nga a.l
Lëvizja Vetëvendosje: Lajçak po mban anë! Nuk po i trajton
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Javën e Kaluar Bashkimi Evropian paralajmëroi masa ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Këto masa janë quajtur të pabaza dhe jo të arsyeshme për disa nga anëtarët e kabinetit të qeverisë dhe partisë Lëvizja Vetëvendosje. 

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po i trajton barabartë dy shtete që janë në proces të dialogut.

“Masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian paraqesin në esencë pabarazinë elementare të trajtimit nga ana e Bashkimit Evropian të dy vendeve të cilat janë në proces të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Është bërë një kohë që ne kemi prezantuar brengat tona në raport me njëanshmërinë qoftë të ndërmjetësit apo edhe të procesit duke u akomoduar shumë e shumë kërkesa të Serbisë në një kontekst të zhvillimeve gjeopolitike për ta tërhequr Serbinë më shumë afër vetes për ta larguar nga Rusia”, ka deklaruar ajo.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se Kosova ka ende kohë që t’i ikë sanksioneve të BE-së. Për këtë, Shala kërkon veprime nga ekzekutivi.

“Puna e parë ne do të dëshironim që këto të mos fillonin të realizoheshin, besoj që ka edhe pak kohë që kryeministri të reflektojë dhe të kthehet në normalitet politik dhe t’i kthehet bashkëpunimit me ndërkombëtarë. Ka agjenda, ka mundësi e hapësirë që janë të gatshëm që urgjentisht të veprojnë në mënyrë që mos t’i ndodh kjo që pritet t’i ndodh Kosovës. Nëse ndodh, fatkeqësisht është dëm i madh social, ekonomik e politik sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Kosova të gjendet para aktit të tillë kur partnerët që e kanë ndihmuar historikisht në ngritjen e këtij shteti, sot të fillojnë me masa ndëshkuese”, thotë Shala, teksa shprehet se Kosova nuk i ka kapacitetet që ta ketë kundërshtarë Bashkimin Evropian. 

Bashkimi Europian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të njoftojë për masat ndëshkuese të përgatitura ndaj Kosovës për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Europian, Jan Koopman. Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Europian.

tensione në veri të kosovës miroslav lajçak

Sondazh

Poll