Bota

Arrestohet një ish-kryetar komune në Maqedoninë e Veriut

Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.

30 Qershor 2023, 15:38 Nga I.A
Arrestohet një ish-kryetar komune në Maqedoninë e Veriut
Vladimir Todoroviç

MAQEDONIA E VERIUT- Policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës Qendër, Vladimir Todoroviç dje në mbrëmje rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit. Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.

Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletëarrest nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë. Arrestimi ka ndodhur në lidhje me ndërtimin e urës Oko, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata një muaj më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, pasi të cilin ish-ministrja e Kulturës, Beti Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.

“Dje (29.06.2023) pasdite dhe gjatë mbrëmjes nga punonjës policorë të MPB-së  me urdhër të Prokurorisë Publike dhe me urdhër të gjyqtarit  për procedurë paraprake iu është hequr liria pesë personave në lidhje me nenin 273 paragrafi 5 dhe nenin 353 paragrafi 5 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

vladimir todoroviç vladimir zdraev

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 15:00 k.m.

Wagner-i nervozon vendet baltike

Foto ilustruese Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar ve...

Bota 30 Qershor 2023, 14:54 k.m.

Dodik padit...veten

Milorak Dodik Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë,...