Bota

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare motra e Martin Luther King

Dekada pas vrasjes së Martin Luter King në 1968, Farris punoi së bashku me bashkëshorten e të vëllait për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë që ai la pas.

30 Qershor 2023, 14:56 Nga f.i
Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare motra e Martin Luther King
Christine King Farris

SHBA- Christine King Farris, motra e fundit e gjallë e Martin Luther King, ka vdekur. Farris ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, shkruan The Guardian.

Dekada pas vrasjes së Martin Luter King në 1968, Farris punoi së bashku me bashkëshorten e të vëllait për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë që ai la pas. Farris lindi në 1927 dhe u diplomua në Kolegjin Spelman dhe në Universitetin e Kolumbisë.

Ajo pati një karrierë të gjatë si drejtoreshë e kolegjit Spelman deri në vitin 2014. Ajo gjithashtu shkroi një libër me kujtime për fëmijërinë e saj me të vëllain. Martin Luter King prift nga Atlanta e Xhorxhias, udhëhoqi qindra mijëra afrikano-amerikanë në kauzën për të zhdukur ndarjen racore në jug të Shteteve të Bashkuara.

 

martin luther king christine king farris

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 14:54 k.m.

Dodik padit...veten

Milorak Dodik Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë,...