Bota

Trazirat në Francë/ Macron merr masa për të ndaluar dhunën: Situatë e papranueshme!

Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.

30 Qershor 2023, 15:14 Nga f.i
Trazirat në Francë/ Macron merr masa për të ndaluar
Emmanuel Macron

FRANCË- Në një deklaratë të shkurtër, presidenti Emmanuel Macron tha se dënoi dhunën duke shtuar se situata aktuale ishte “e papranueshme dhe e pajustifikueshme”. Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për t’i dhënë fund trazirave, raporton BBC.

Në deklaratën e tij, Macron tha gjithashtu se do të vendoseshin më shumë forca policie në rrugë. Ai tha se prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi, duke thënë se nuk ishte përgjegjësi e shtetit, por e prindërve që t’i mbanin fëmijët e tyre larg trazirave.

“Rrjetet sociale luajtën rolin e tyre në nxitjen e  dhunës, duke lehtësuar organizimin e protestave dhe duke çuar në përsëritjen e dhunës dhe do të ketë kërkesa për heqjen e materialeve me përmbajtje të ndjeshme,” theksoi Macron.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

protesta ne france

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 15:00 k.m.

Wagner-i nervozon vendet baltike

Foto ilustruese Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar ve...

Bota 30 Qershor 2023, 14:54 k.m.

Dodik padit...veten

Milorak Dodik Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë,...