Aktualitet

Lejuan prerjen e pemëve në Parkun e Prespës, arrestohen 5 zyrtarë, nën hetim edhe banorë (DETAJE)

12 Tetor 2019, 11:48 Nga DOSJA
Lejuan prerjen e pemëve në Parkun e Prespës, arrestohen 5

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 5 punonjës të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura pasi akuzohen për “shpërdorim detyre.”

Funksionarët e administratës mësohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pemëve në Parkun e Prespës, e cila është zonë e mbrojtur.

Të arrestuarit janë identifkuar nga Policia vetëm me iniciale dhe ata janë:  O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë); V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM);  E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM);  A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM); V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM) ndërsa roja E.A, 34 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të procedohen 4 banorë, të cilët janë konstatuar se kanë prerë pemë gjatë hetimit që ka zgjatur një muaj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Njësinë Operacionale të Rendit Publik, pas një hetimi 1 mujor dhe në kuadër të procedimit penal nr.1086, me qëllim goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prespa”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• O.D, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës monitorimi pranë Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Qarkun Korçë)

• V.M, 58 vjeç, banues në fshatin Gollomboç, Liqenas (me detyrë përgjegjës menaxhimi pranë AZM)

• E.L, 48 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje pranë AZM)

• A.V, 43 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• V.J, 65 vjeç, banues në Goricë të Madhe, (me detyrë roje pranë AZM)

• Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.A, 34 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë roje pranë AZM).

Gjashtë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos zbatuar procedurat ligjore të kontrollit për zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës, ku në ngastrat 51 e 52 të së cilës, kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, duke shkaktuar dëmtime të rënda të kësaj zone.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 4 shtetasve, M.S; D.B; J.N dhe D.S, të cilët u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore pa leje, në zonën e mësipërme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 m sterë dru, 4 mjete, si edhe 5 copë motorsharra.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce parku i prespes priten pemet ne parkun e prespes korce parku i prespes priten pemet ne parkun e prespes

Sondazh

Poll