‘Ta them, mos ta them’, Sazan Guri kërkon ndihmë: Më kanë kërcenuar me jetë, do të më bëjnë 500 copash në sy të
12 Tetor 2019, 11:16Nga DOSJA
TIRANE- Ambientalisti Sazan Guri denoncon se është kërcënuar me jetën mbrëmjen e djeshme, pas protestës që është zhvilluar tek Astiri, ku sipas tij, një nga policët i ka dërguar fjalë me një mik shtëpie, se nëse merr sërish pjesë në këtë protestë, do e bëjnë 500 copa. Guri, shton se e kanë thirrur edhe tek komisariati nr.6, sapo ka dalë nga Teatri, ku ka parë shfaqje me bashkëshorten.
Denoncimi i plotë i Sazan Gurit:
“U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!Mbasi me thiren dje pasdite ne komisariatin nr. 6 kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame Xhelati, nje drejtues (vete xhelati) i larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, qe nese shkon prap te protesta e banorëve te Unazes do të bejme 500 copa.Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. sg”.
Deri më tani, Policia e Shtetit ka arrestuar 6 persona të cilat kanë protestuar ditët e fundit tek zona e Astritit, ndërsa po punohet për identifikimin e disa të tjerëve. Arrestimi i protestuesve bëhet në kuadër të ndryshimeve të bërë në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për ata që akuzohen për tre vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje të qetësisë publike” dhe Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Një 25- vjeçar është arrestuar në një lokal tallavaje në zonën e Shkozetit pasi u kap në flagrancë duke pirë. Gjithashtu i riu kishte edhe d...
TIRANË– Kushërira e parë e viktimës së ngjarjes së ndodhur në Kavajë, Dritan Haxhollit ka pranuar se mes tij dhe Marsida Qatjes ka pasur një lidhje sentime...
GREQI- Lirohen tre shqiptarët e arrestuar gjatë megaoperacionit të zhvilluar në ujrat greke pranë kufirit me Turqinë në detin Egje.Pavarësisht se skafistët shqi...
Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen penale të nisur ndaj 28 personave të proceduar për akte të dhunshme gjatë protestës opozitare të 26 majit 2...
SKRAPAR- Stabilizohet gjendja e fëmijës që ra në gropën ku i ati po ziente rakinë. Mësohet se pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Tiranë, foshnja ka dalë nga ...
TIRANË– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Santiago Malkos, Elvis Gaçajn.Anëtari i...
TIRANË– Tre banorë të zonës së ‘Astirit’ janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi bllokuan sërish rrugën duke protestuar mbrëmjen e djeshme kundër prishje...
Banorët e qytetit të Kavajës i bezdis prania e shumë kamerave këto ditë, që qyteti është ende i tronditur nga konflikti me armë, që përfundoi me 1 të vrarë dhe ...