Aktualitet

Gjykata e Durrësit mbyll në qeli Elvis Gaçajn, “gabeli” i dyshuar për vrasjen e Malkos, rrezikon 15 vite burg

12 Tetor 2019, 07:44 Nga DOSJA
Gjykata e Durrësit mbyll në qeli Elvis Gaçajn,

TIRANË– Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Santiago Malkos, Elvis Gaçajn.

Anëtari i Klanit Duka është lënë në qeli nga togat e zeza të Durrësit pasi u kap disa ditë më parë nga Policia. Gaçaj me nofkën “Gabeli” akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa personi që u kap në makinë me të, Klajdi Driza është lënë i lirë.

44-vjeçari u arrestua nga Policia e Durrësit teksa tentoi të largohej nga post-blloqet e Policisë. Gaçaj dhe Driza kanë refuzuar të ndalojnë në postbllokun e ngritur nga policia, duke mos pranuar që t’i nënshtroheshin kontrolleve. Madje Drizaj ka hedhur armën e zjarrit, një pistoletë CZ Ceke, dhe ka tentuar që të largohet.

Pasi janë arrestuar, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar, arma e zjarrit pa leje, fishekë dhe makina tip BMW.

“Gabeli” është një nga të akuzuarit kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në 27 gusht të këtij viti në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Elvis Gaçaj është arrestuar edhe në prill nga Policia e Shtetit, por ka mundur që të fitojë lirinë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet elvis gacaj elvis gacaj gjykata e durresit arrestohet elvis gacaj elvis gacaj gjykata e durresit

Sondazh

Poll