Aktualitet

Bllokohet segmenti rrugor Orikum-Palasë, policia: Zgjidhni rrugë alternative

12 Tetor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Bllokohet segmenti rrugor Orikum-Palasë, policia: Zgjidhni rrugë

VLORË- Segmenti rrugor Orikum-Palasë do jetë i bllokuar për të gjitha llojet e mjeteve nga sot në orën 21:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Vlorës, e cila bën me dije se ky bllokim do të përsëritet çdo ditë përgjatë të njëjtit orar. Policia kërkon që kalimtarët të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Njoftimi i plotë:

Policia e Vlorës – Njoftim

Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019). Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet segmenti rrugor orikum-palase bllokohet segmenti rrugor orikum-palase

Sondazh

Poll