Aktualitet

Rrahën arkitektin e Bashkisë së Vlorës, arrestohet 47-vjeçari, zbulohet shkaku i sherrit (EMRAT)

12 Tetor 2019, 08:23 Nga DOSJA

VLORË–  Policia e Vlorës ka arrestuar 47-vjeçarin Erjon Canaj, pasi në bashkëpunim me mikun e tij ka rrahur arkitektin e Bashkisë së Vlorës. 

Mësohet se Canaj, bashkë me mikun e tij A.M., i cili është shpallur në kërkim kanë goditur për shkak të detyrës arkitektin Klaudjo Mehmetaj.

Por cila ishte arsyeja e konfliktit?

Mësohet se arkitekti Klaudio Mehmetaj ka debatuar me Erjon Canajn për çështjen e një prone. Canaj, i cili ishte edhe pronari i një firme ndërtimi e disa bar-lokaleve ka ushtruar dhunë ndaj tij

Gjithashtu Policia ka arrestuar edhe një 60-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili edhe pse ishte dënuar me 5.4 vite burg për kultivim kanabisi, vijonte aktivitetin e tij. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim:
• Kujtim Brahushaj, 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Vepër pebale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burgim.
—-
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

(K.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e vlorës erjon canaj klaudjo mehmetaj rrihet arkitekti i bashkise vlore vlore bashkia e vlorës erjon canaj klaudjo mehmetaj rrihet arkitekti i bashkise vlore vlore

Sondazh

Poll