Aktualitet

‘Aman një puthje se vdiqa’/ I kërkoi favore seksuale studentes, Krimet lënë në burg pedagogun e Elbasanit

12 Tetor 2019, 08:51 Nga DOSJA
‘Aman një puthje se vdiqa’/ I kërkoi favore seksuale

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për pedagogun Denis Himçi, i cili i kërkoi favore seksuale një studenteje tek Universiteti i Elbasanit.

Dosja e tij fillimisht u mor në gjykim nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas u kalua për moskompetencë tek Krimet e Rënda.

Disa javë më parë Himci në videot e publikuara nga emisioni investigativ “Stop” shihet teksa bisedonte me studentes e tij dhe u kërkonte favore seksuale. Ai kërkonte që studentes ta puthnin, nëse donin që të merrnin provimin.

Ai mund të favorizonte studenten jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Në dëshminë e tij para Prokurorisë mësohet të ketë thënë që vajza e ka futur në kurth, ndërkohë që është përjashtuar nga detyra si pjesë e trupës pedagogjike në Elbasan.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denis himci seks per provime skandali seksual denis himci seks per provime skandali seksual

Sondazh

Poll