Politike

Rama jep premtimin ndaj punonjësve të Kadastrës: Do ketë rritje pagash të konsiderueshme, hajdeni aplikoni

Duke folur për reformën në Kadastër, kryeministri Rama premtoi për rritje pagash ndaj punonjësve

30 Qershor 2023, 12:40 Nga m.s
Rama jep premtimin ndaj punonjësve të Kadastrës: Do ketë
Edi Rama

TIRANË- Duke folur për reformën në Kadastër, kryeministri Rama premtoi për rritje pagash ndaj punonjësve. Apeli i hapur ishte ndaj profesionistëve të fushave që kërkohen nga institucioni, për të aplikuar në vendet e punës që janë të lira. Rama tha se rritje e pagave duhet të jetë e konsiderueshme, pasi punonjësit do paguhen nga shteti e jo nga qytetarët.

“Rritja e pagave të Kadastrës do jetë shumë e konsiderueshme, sepse punonjësit duhet të paguhen nga shteti dhe jo nga qytetarët. Për këtë kemi diskutuar. Përfitoj nga rasti t’u bëj apel atyre që janë profesionistë në ato profesione që Kadastra i kërkon”, përfundoi Rama.

 

 

edi rama kadastra

Sondazh

Poll