Politike

'Almën e kam takuar, bisedat nuk i bëj publike'/ Berisha për skandalin e Safet Gjicit: Videot erotike nuk janë metoda ime, e di edhe Erion Veliaj

Berisha pranon se Alma K ka qenë në zyrën e tij dhe e ka takuar, por shtoi se kërcënimet me videot erotike nuk janë stili i tij në politikë, duke përmendur edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

30 Qershor 2023, 12:33 Nga k.m.
'Almën e kam takuar, bisedat nuk i bëj publike'/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komenton videoskandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjicit. Në fjalën e tij për mediat, Berisha thotë se pas videoskandalit janë shantazhet brenda Partisë Socialiste dhe një gjobë 500 mijë euro. Por po ashtu, Berisha pranon se Alma K ka qenë në zyrën e tij dhe e ka takuar, por shtoi se kërcënimet me videot erotike nuk janë stili i tij në politikë, duke përmendur edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

"Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste. Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam. Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat. Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë,"-tha Berisha. 

sali berisha berisha 30 qershor 2023

Sondazh

Poll