Bllokuan rrugën tek Astiri, arrestohen tre persona. Policia: Të tjerë janë në kërkim
12 Tetor 2019, 07:40Nga DOSJA
TIRANË– Tre banorë të zonës së ‘Astirit’ janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi bllokuan sërish rrugën duke protestuar mbrëmjen e djeshme kundër prishjes së banesave të tyre.
Të arrestuarit janë Eduard Ferhati 27-vjeç, Tomor Gjata 56-vjeç dhe Ruzhdi Daçi 54-vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re. 54-vjeçari nuk është i panjohur për Policinë pasi brenda vetëm një viti është arrestuar plot tre herë.
Daçi ishte një prej të arrestuarve nga protesta para Kuvendit të Shqipërisë, ku humbi gishtat edhe efektivja e Policisë, Ina Nuka.
Sipas Policisë, të tjerë persona janë shpallur në kërkim por ndërkohë po bëhet identifikimi i tyre nga autoritetet përkatëse. Deri më tani numri i të arrestuarve nga protesta ka shkuar në 6 persona.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.
Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).
Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.
Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.
Arrestimi i protestuesve bëhet në kuadër të ndryshimeve të bërë në Kodin Penal dhe ashpërsimit të dënimeve për ata që akuzohen për tre vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishje të qetësisë publike” dhe Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Banorët e qytetit të Kavajës i bezdis prania e shumë kamerave këto ditë, që qyteti është ende i tronditur nga konflikti me armë, që përfundoi me 1 të vrarë dhe ...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
MILOT- Një 18-vjeçar nga Miloti është arrestuar nga Policia pasi u kap me 18 doza kokainë në lokal.NJOFTIMI I POLICISË:Të arrestuarit dhe veprat pen...
GJIROKASTËR– Vangjel Barka është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës pasi ka tentuar që të ngrejë një memorial në vendin ku ka mbetur i vrarë ekstremisti gr...
SKRAPAR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar. Një fëmijë rreth 2 vjeç ka rënë në vatrën e zjarrit ku po zihej rakia. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ...
ITALI– Media italiane TG3 ka sjellë një kronikë mbi drogën dhe mënyrën se si funksionon mafia në Shqipëri. Teksa rikthejnë lajmin për kokainën me logon e ekipit...
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohen për vjedhje dhe drogë. Sipas njoftimit të po...
SARANDË- avokati, Adriatik Lapaj, i cili ka publikuar pamjet alarmante në një nga destinacionet turistike më të preferuara, siç është “Syri i Kaltër...