Sport

Juventusi, i hapur për ta 'shitur' Paul Pogba, francezi kërkon të qëndrojë…

Juventus e ka futur Paul Pogban në listën e lojtarëve të huazuar, nëse vjen një ofertë e arsyeshme. Mesfushori francez dëshiron të qëndrojë me ‘bardhezinjtë’ dhe të aktivizohet sërish, pas një sezoni të parë makthi.

29 Qershor 2023, 17:27 Nga DOSJA
Juventusi, i hapur për ta 'shitur' Paul Pogba, francezi

ITALI - Paul Pogba u kthye te Juventus verën e kaluar si një transferim i lirë nga Manchester United, por sezoni i tij i parë ishte një makth.

Mesfushori francez ka pësuar dëmtime dhe ka luajtur vetëm dhjetë ndeshje në pjesën e fundit të sezonit, duke grumbulluar gjithsej 161 minuta lojë. Në publikimin e sotëm të gazetës së “La Gazetta dello sport” thuhet se ‘bardhezinjtë’ janë të hapur për ta lënë atë nëse vjen një ofertë e arsyeshme.

Pogba dëshiron të qëndrojë në klub torinez dhe të përpiqet të tregojë veten e tij të mirë të vjetër, të cilën e kishte në stacionin e tij të parë te Juventusi. Mesfushori 30-vjeçar ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll