Sport

Barcelona ka marrë një ofertë të çuditshme nga arabët, 100 milionë euro për t'i dhënë emrin e saj një skuadre nga Katari…

Pavarësisht vlerës joshëse, katalanasit nuk duken të gatshëm për të arritur një marrëveshje

29 Qershor 2023, 16:07 Nga DOSJA
Barcelona ka marrë një ofertë të çuditshme nga

SPANJE - Barcelona ka marrë një propozim prej 100 milionë eurosh nga Katari, për t’i dhënë emrin e saj një ekip të ri, që do të krijohet në divizionin e parë të atij vendi, raporton “Catalunya Radio”.

Sipas të njëjtit burim, kjo do të ishte një mundësi për katalanasit për ta vendosur veten në një pozicion më të mirë për sa i përket “Fair Play” financiar, pasi ky ka qenë një nga problemet e emblemës në muajt e fundit. Megjithatë, ‘blaugranët’ nuk duken të gatshëm të pajtohen.

Katar Stars League, divizioni më i lartë i futbollit në Katar, aktualisht ka 12 ekipe. Në sezonin që tashmë ka përfunduar, kampionatin e fitoi Al Duhail.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll